Feronikeli e Prishtina me pak transfere para ndeshjeve të Evropës

Feronikeli dhe Prishtina do jenë dy skuadrat e vetme kosovare që do luajn në garat evropane këtë vit.

Që të dy skuadrat nga Kosova do kenë punë me skuadra nga shteti i vogël i Gjibraltarit, shkruan GazetaOlle.com.

Së pari Feronikeli me 25 qershor në Fadil Vokrri do takohet me Kampionin e Gjibraltarit, FC Lincoln Red, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kurse vetëm dy ditë më pas Prishtina po në Fadil Vokrri takohet me St Joseph’s, po ashtu nga Gjibraltari,  në garat e Ligës së Evropës.

Por deri më tani vetëm katër është numri i transfereve nga dy skuadrat, para këtyre ndeshjeve.

Feronikeli deri më tani ka zyrtarizuar vetëm mesfushorin e njohur, Argjend Malaj që së fundi ka luajtur te Kamza në Shqipëri.

Ndërsa në skuadër në form huazimi priten të vijnë edhe dyshja, Topalli – Potoku, nga skuadra e Ballkanit.

Kurse Prishtina ka qenë pak më aktive duke transferuar tre futbollist.

Ahmet Januzi, Kreshnik Uka e Endrit Krasniqi janë transferet e Prishtinës.

Gjithsesi dy skuadrat tashmë kanë ruajtur pothuajse gjithë futbollistët kryesorë nga edicioni i kaluar dhe nuk priten të kenë probleme me ndonjë largim të papritur./GazetaOLLE