Feronikeli e ka një lajm të rëndësishëm për futbollistët (FOTO)

Feronikeli e mbylli këtë edicion në pozitën e katërt të Vala Superligës së Kosovës ndërkohë që mbeti edhe jashtë garës për trofeun e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, raporton Gazetaolle.com.

Klubi nga Drenasi njofton se futbollistët do të shkojnë në pushim të merituar derisa për tubimin e radhës, ata do të njoftohem me kohë. “SKUDRA SHKON NË PUSHIM TË MERITUAR, PAS NJË KAMPIONATI TË LODHSHËM DHE STRESANT

Nga sot skuadra është në pushim i cili nuk është caktuar se sa do të zgjasë. Pas ndeshjës së javës së 33-të, e cila ishte e fundit për sezonen 2016-2017, shtabi teknik njoftoj lojtarër për pushim dhe së në ditët në vijim do të njoftohen kur do të bëhët grumbullimi i parë”, njofton faqja e Feronikelit në rrjetin social Facebook, përcjellë ‘Olle’.

fe

Feronikeli e zhvilloi dje ndeshjen e fundit në Vala Superligë ku e mundi në stadiumin ‘Riza Lushta’ kampionin Trepça ’89 me shifrat 3:0. /Gazetaolle.com

ff