Feronikeli – Drenica në procedurë disiplinore, ja çfarë kanë bërë

Komisioni Disiplinor i  shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.04.2017 (ditë e mërkurë në orë 14:00) shqyrtoi procedurat e iniciuara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të  zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore sjelli këto;                                                                                           

V E N D I M E

1.Hapet procedura disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep  Rexhepi “ në Drenas  (hedhje e flakadanëve  dhe shisheve  PVC në drejtim të pankinës së KF “ Drenica “ ku edhe goditet gjyqtari i katërt i ndeshjes. Kërkohet raport plotësues nga Klubi i Futbollit “Feronikeli“ nga Drenasi afati datë 07.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )

2.Hapet procedura  disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj, për hedhje të flakadanëve dhe ofendimeve drejtuar ekipit nikoqir në ndeshjen e javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas . Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj, afati datë  07.04.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )