Ferizajasit duan fitore në Mitrovicë, Sahiti ka një mesazh për ta

Ferizaj ka paralajmëruar që do të udhëtojë vetëm për fitore në Mitrovicë, por një gjë të tillë ferizajasit nuk do ta arrijnë sipas Samir Sahitit.

Mbrojtësi i Trepçës mendon që fitorja do t’iu takojë vendësve.

“Nëse ata kanë deklaruar se vijnë fitore, kjo është normale sepse ata janë në presion, kanë bërë investime të mëdha dhe sigurisht kërkojnë fitore. Le ta dijnë se këtë ndeshje nuk e fitojnë investimet e as loja e bukur. Trepça nuk kërkon lojë të bukur, por fitore”, deklaroi Sahiti për “GazetaOlle.com”.

Trepça-Ferizaj zhvillohet të shtunën me fillim prej 13:00 në “Adem Jashari”.