Ferizaj shpërblen lojtarët me premia pas fitores sot ndaj Llapit

Ferizaj ka shënuar njërën ndër fitoret më të rëndësishme këtë edicion, derisa në udhëtim ka mposhtur Llapin me rezultat 4-2.

Për këtë fitore futbollistët e Ferizajt do të shpërblehen me nga 200 euro nga drejtuesit e klubit.

Kjo ishte premia për futbollistët dhe stafin teknik në rast fitoreje ndaj Llapit.

Gazeta Sheshi  mëson se ferizajasit kishin premio gjithashtu edhe për ndeshjen e humbur në shtëpi ndaj Ballkanit (2-1), po ashtu në vlerë prej 200 eurosh.

Me fitoren e realizuar në udhëtim te Llapi, tani “Ujqit” renditen në pozitën e tetë me 9 pikë të tubuara.