Ferizaj reagon pas humbjes dje nga Vushtrria, kërkon…

Ferizaj dje ka pësuar humbjen e tretë në tre ndeshjet e fundit duke u mposhtur 1-0 nga Vushtrria.

Me anë të një shkrimi në faqen e tyre zyrtare shkruan se futbollistët e Ferizajt duhet të përkrahen nga tifozët e tyre, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar tifozë, qytetar dhe të gjithë ju që na mbështetni gjithmonë, vazhdoni të i përkrahni këta djelmosha pasi që e meritojnë, sepse po e japin më të mirën prej vetes.

Në këtë fillim të sezonit fati nuk ishte me ne, ku në disa ndeshje nuk e kemi merituar humbjen. Por ne ju premtojmë angazhim edhe më të madhë nga çdo njëri qe është ne klub për të arritur rezultate pozitive.

Ju faleminderit per mirëkuptim,

Me respekt FC FERIZAJ