Ferizaj në krizë të thellë, nuk paguhen pagat dhe premiat e Superligës

Ferizaj vazhdon të jetë në gjumë të thellë edhe pse klubi do të jetë pjesë e Superligës.

Ferizajasit kanë fituar ndeshjen e barazhit ndaj Vëllaznimit pas penalltive.

Por Ferizaj vazhdon të jetë në gjumë edhe pas një muaji, shkruan GazetaOlle.com.

33573966_1733928616645902_1769669337909559296_n

Lojtarët kishin premi për hyrjen në Superligë nga kryesia që nuk janë paguar ende.

Madje nuk është paguar as paga e fundit që klubi ua ka borxh lojtarëve.

Në anën tjetër trajner Bylbyl Sokoli e ka lënë klubin duke kaluar te Llapi.

33519305_1733933186645445_2342307028153663488_n

Mësohet se arsyeja kryesore e largimit të Sokolit ka qenë mospagesa. /GazetaOlle