Ferizaj – Kamza, ky është rezultati i miqësores së sotme

Ferizaj zhvilloi ndeshjen e radhës kontrolluese ku si kundërshtar kishte Kamzën.

Të besuarit e Afrim Tovërlanit fituan 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Florim Berbatovci.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin kryesor të qytetit të Ohrit, në prani të 300 shikuesve.

Image may contain: 1 person, grass, tree, outdoor and nature

Ishte një ndeshje interesante dhe mjaftë e ‘luftuar’ nga të dyja skuadrat. Trajneri Afrim Tovërlani eshtë shprehur i kënaqur me formën e skuadrës.

Image may contain: 1 person, playing a sport, grass, outdoor and nature

Ferizaj u paraqit me këtë formacion: Stefan Istatov, Kristi Marku, Adnan Haxhaj, Arber Mone, Ervin Kacar, Qendrim Dautaj, Granit Jashari, Dren Gashi, Erli Çupi, Genc Hamiti, Florim Berbatovci.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, tree, grass and outdoor

Në lojë nga banka rezervë u aktivizuan: Florim Berisha, Burim Shabani,Avdyl Haliti,Armend Misini,Albert Kaqiku, Nazif Mulaku e Qerim Tërshana.