Ferizaj i parafundit, mund bindshëm Prishtinën

Derisa skuadra e seniorëve të Ferizajt do të largohet nga Superliga, juniorët janë duke luftuar ende për të mbetur në Superligë, në kategorinë e tyre.

Të enjten ata e mposhtën bindshëm Prishtinën, me rezultat 4-1, në kuadër të javës 25.

Takimi tjetër mes Feronikelit dhe Besës u mbyll 2-2. Ramiz Sadiku u mposhtë në fushën e vet nga Trepça ’89, 0-1.

Ligën e Parë e kryeson 2 Korriku, e ndjekur nga Prishtina, e cila duket se me këtë humbje i tha lamtumirë luftës për titull.