Ferizaj e quan derbi ndeshjen me Prishtinën, po shikoni rezultatet mes tyre

Ferizaj dhe Prishtina takohen të shtunën (13.00) në ndeshjen e 34-të zyrtare të pasluftës. Takimi i takon javës së XVIII të Vala Superligës.

Në 33 ndeshjet tjera zyrtare që nga vitit 1999, kampionat dhe kupë, Prishtina ka bilanc absolutisht pozitiv, si pak skuadra tjera ndaj Ferizajt, sidomos në fushën e tyre.

Nga 33 ndeshje, Prishtina ka 21 fitore, 4 Ferizaj dhe 8 here takimet janë mbyllur baras, me golldallim +34 për Prishtinën, 55:21 (një ndeshje nuk ishte zhvilluar, Ferizaj ishte tërhequr nga garat, kishte fituar Prishtina në tavolinë 3:0 dhe nuk e kemi regjistruat në statistika).

Në Ferizaj, nga 17 takime, Ferizaj ka të katër fitoret e vetme, kundruall 5 barazimeve dhe 8 humbjeve me goldallim -9, 14:23.

Në Prishtinë, duke e llogaritur edhe finalen e Kupës në vitin 2013, nga 16 takime, Prishtina ka 13 fitore dhe 3 barazime, me goldallim +25, 32:7.

Fitorja e fundit e Ferizajt daton para gjashtë ndeshjeve, në javën e XII, në vjeshtë të vitit 2013 të edicionit 2013/14, 1:0 (Qendrim Dautaj 37’).