Ferizaj drejt privatizimit

Pas suksesit në edicionin e kaluar, Ferizaj ka marrë hapin e radhës. Klubi është duke shkuar drejt privatizimit.

“Bordi udhëheqës i klubit futbollistik ” KF.Ferizaj”, e udhëhequr nga z. Fisnik Bucaliu, në mënyrë unanime, vendosi që të hap procesin e privatizimit të klubit, si një domosdoshmëri për zhvillim dhe ngritje të klubit, pa patur fare pengesa, siç janë ato financiare e organizative”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton Gazeat Olle.

Ferizaj arriti të mbijetojë në Superligë edhe për të paktën një edicion.