Ferizaj deklason Renovën

Ferizaj ka zhvilluar sot një miqësore kontrolluese me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Renova.

Në ndeshjen e zhvilluaar në Ferizaj, djelmoshat e Bekim Isufit kanë mposhtur Renovën me rezultat bindës, 4:0.

Golat për Ferizajn i shënuan Adenis Shala, Bunjamin Asani dhe Ramadani.

Ishte kjo një ndeshje ku Ferizaj i testoi të gjithë futbollistët e tij që kishte në dispozicion.

Ndryshe, Ferizaj ditëve të ardhshme do të udhëtojë jashtë vendit për t’i kryer përgatitjet para nisjes së stinorit pranveror.