Ferizaj bën testet për koronavirus

Skuadrat kosovare po vazhdojnë t’i kryejnë testet për koronavirus.

Ferizaj ka qenë skuadra e radhës që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se janë testuar gjithë stafi dhe futbollistët e tyre, shkruan Gazeta Olle.

Rezultatet për të testuarit me gjasë priten të bëhen të ditura në mbrëmje.

Më posht postimi i Ferizajt:

Ferizaj kryen testet e Covid 19 dhe vijon me stervitje.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së Shtunes në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj, rrezulltat e testev janë dergu ne Prishtinë dhe se shpejti priten te ne dhajne pergjigjeje e testeve

Skuadra jone pas testev ka vijuar me stervitje ne stadium per pregaditje para fillimit te kampionatit te mbetur i cili fillon me 7 Qershor.