Ferizaj bën hap të madh drejt largimit nga zona e kuqe, 89-shi rrezikon shumë!

Ferizaj ka shënuar fitore të madhe dhe plotësisht të merituar në takimin e sotëm ndaj Trepçës 89.

Në fushën me bari sintetikë në Ferizaj, këta të fundit, fituan me rezultatin e lartë 4:0.

Golat për ‘Ujqit’ i shënuan Sadriu, Ajdarevic dhe Dajaku me dy të tjerë.

Me fitore, Ferizaj bën një hap të madh drejt mbijetesës, pasi tashmë gjendet në pozitën e 9-të, me 25 pikë.

Kurse, 89-shi, rrezikon mjaft shumë të futet në zonën e kuqe, pas rezultateve jo të mira në pranverë.