Ferguson: Kjo gjë më ka mbetur shumë merak në karrierën time

Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson, ka zbuluar se ndjen keqardhje për mos arritjen e finales së Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin në vitin 2002.
Unitedi në vitin 2002 ishte eliminuar në gjysmëfinale nga Bayer Leverkusen, duke mos mundur të arrijnë finalen e mbajtur atë vit në Glasgow.

“Ajo që më të vërtetë më vjen keq është mos dërgimi i Manchester Unitedit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2002”, ka deklaruar Ferguson gjatë një ngjarje sot në Glasgow, përcjellë Lajmi.net.