Ferguson befason me deklaratën për Ronaldon, Messin e Neymarin

 

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka deklaruar se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë të pakrahasueshëm nga lojtarët tjerë.

Ai tha se Neymar është larg argjentinasit e portugezit.

“Ju gjithmonë i shikoni Bayernin, Barcelonën, Realon dhe Manchester Unitedit duke prodhuar lojtarë të rinj. Por, të jem i sinqertë, psh Neyar ka një publicitet të madh, mirëpo unë mendoj se ai ende duhet të tregojë veten”, ka thënë Ferguson në një intervistë për ‘Sirius XM FC”.

“Shpresoj që ndonjë klub tjetër do të prodhojë ndonjë talent si Messi dhe Ronaldo”, shtoi ai.