Feniksi të enjten mëson kundërshtarët, ja në cilën vazo ndodhet

UEFA ka vendosur nëpër vazo skuadrat pjesëmarrëse të Champions League në futsal, para shortit që hidhet ditën e enjte më 7 korrik.

48 ekipe, përfshirë edhe kampionin e Kosovës, Feniks, janë vendosur nëpër vazo për raundin paraprak, ndërsa katër ekipeve u është mundësuar kalimin në raundin e elitës pa u futur në short.

Feniks që bëhet skuadra e parë nga Kosova që merr pjesë në Champions League në futsal, bën pjesë në vazon e dytë, me skuadrën nga Suedia, Futsal MANCIACS, atë nga Estonia, Kozmos, nga Uellsi me Cardiff University, nga Skocia me Wattcell, Luksemburgu me Munsbach dhe atë nga San Marino, Tre Fiori, shkruan Indeksonline.

vazo