Feniksi fitoi turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Sot më 4 mars është përmbyllur turneu tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari” në futsall që u mbajt në kuadër të Manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”, prej 1 marsit e ku morën pjesë ekipet: “Benago” nga Çekia, “Flamurtari” Vlorë, “Al Ahli” nga Arabia Saudite si dhe ekipet nga Kosova, “Feniksi” nga Drenasi, “Liburni” nga Gjakova dhe “Besa” nga Peja.

Në mbyllje të turenut ishin të pranishëm veç shumë personaliteteve nga jeta sportive e Kosovës edhe kryetari i KOK-ut Besim Hasani, z. Muharem Sahiti këshilltar për sport i ministrit të MKRS-së, nënryetari i FFK-së z. Bekim Haxhiu, anëtarii KE të FFK-së z, Iljaz Mjaku, sekretari i përgjishthëm i FFK-së z. Eroll Salihu, Nga familja Jashari ishte Bekim Jashari dhe duhet veçuar pjesëmarrjen e aktores së mirënjohur që këtëo ditë mbushi 80 vjet primadona Leze Qena si dhe Faik Fazliu nga kryeminsitria.

Për katër ditë me radhë adhuruesit e shumtë patën rastin të shohin shumë lojëra cilësore e ku mbi të gjitha mbretëroi një frymë sportive e që u karakterizuan më shumë aksione të bukura imagjinative dhe kurorëzime të shumta.

Pas lojërave mënjanuese në gjysmëfinale u ballafaquan ekipi “Benago” nga Çekia i cili u mposhtë nga “Flamurtari” i Vlorës me rezultat 3:1, ndërsa në ballafaqimin e dytë gjysmëfinal “Feniksi” nga Drenasi ishte shumë më i mirë se “Besa” nga Peja ku ngadhënjeu me rezultat 5:2.

Në ndeshjen për vend të tretë, Benago ishte më e mirë se Besa nga Peja. Ata fituan pas ekzekutimit te penaltive (6:5), pasi që në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 6:6.

Ndeshja finale ku ballafaquan dy ekipet më të mira të turneut Feniksi nga Drenasi dhe Flamurtari i Vlorës, u përshkua me një rivalitet të madh, të pakompromis, me plotë aksione dhe duele të forta.

Pas një lojë tejet mbizotërurse gjatë gjithë kohës ngadhënjeu ekipi Feniks nga Drenasi duke shënuar fitore të thellë me rezultat 9:3.

Foto-1

Në fund me medalje dhe kupa u nderuan ekipet fituese dhe pjesëmarrësit në këtë turne. Kupën ekipit fitues ja dorëzuan Bekim Jashari i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë turne, bashkë me nënkryetarin e FFK-së Bekim Haxhiu.

Foto-2

Komisioni për futsall i FFK-së ishte përkujdesur dhe kishte ftuar të gjitha federatat dhe asociacionet që organizojnë turne të ndryshëm në degë të ndryshme sportive me emrin “Adem Jashari’ të jenë të pranishëm në fazën përmbyllëse të këtij turneu.

Foto-3

Rezultatet e ndeshjeve      

Benago (Çeki)-  FC Besa (Kosovë)                        6:2

Feniksi (Kosovë)- Flamurtari (Shqipëri)                 4:3

Benago (Çeki) – Liburni (Kosovë)                            6:2

Al Ahli (Arabia Saudite) -Flamurtari (Shqipëri)        2:3

Besa    (Kosovë) – Liburni (Kosovë)                         4:3

Feniksi (Kosovë)- Al Ahli (Arabia Saudite)               3:3

 

Gjysmëfinale

Benago (Çeki) -Flamurtari (Shqipëri)          1:3

Feniksi (Kosovë)- Besa     (Kosovë)             5:2

 

Ndeshja për vend të tretë

Benago(Çeki)-Besa (Kosovë)   6 :1

 

Për vend të pestë

Al Ahli-Liburni 6:6 (6:5 me pen.)

 

 FINALJA

 

Feniksi(Kosovë)-Flamurtari(Shqipëri)  9:3 (4:0)

 

Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.

Shikues: 500

Gjyqtarë:Besar Beqiri e Besart Ismajli e Ekrem Franca.

Shënues: Mejzini (2′ , 3′, 31’ 36’ e 38’ ),  Alibegu(8, 20′ e 37’), e Shp. Brahimi(34’)  për Feniksin dhe Ar. Qopekaj(31’), Aloviç(32’) e Rzkaoviç(38’) për Flamurtarin.

Foto-4