Fenerbahce konfirmon dy raste me koronavirus në ekip

Një bashkëlojtar i Vedat Muriqit është konfirmuar si pozitiv me koronavirus.

Me anë të një postimi, Fenerbahce ka konfirmuar lajmin e infektimit të lojtarit të tyre me këtë pandemi, transmeton Gazeta Olle.

Megjithatë, skuadra nuk ka dhënë emrat e të infektuarve dhe nuk dihet kush është futbollisti me koronavirus.

“Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i Ekipit tonë të Futbollit A kanë kaluar testin e koronavirusit në Samandıra Can Bartu Facilities.

Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus (COVID-19) te një futbollist dhe të një anëtar i stafit teknik”, thuhet në njoftimin e klubit.