Fenerbahce fiton 3:2, kjo është super-nota e Muriqit

Vedat Muriqi ka shënuar dy gola ndaj skuadrës së Kasimpashas.

Sulmuesi kosovar shënoi dy herë nga penalltia, përcjellë Gazeta Olle.

Fenerbahce fitoi në fund me shifrat 3:2.

Pas ndeshjes, Muriqi u vlerësua me notën 7.8.

Ndërkohë, lojtari tjetër kosovar por që luan te Kasimpasha, Loret Sadiku, me notën 6.2.

Si zakonisht, festa e sulmuesit nga Prizreni pas golave ishte e “zjarrtë”.

Karakteri i kosovarit ka bërë që tifozët e Fenerbahces të dashurohen edhe më shumë në të.

Më poshtë video nga festa e tij pas golit të dytë. /Gazeta Olle/