Fenerbahce dhe Muriqi nderojnë ushtarët turq para duelit të djeshëm

Fenerbahce dje ka zhvilluar ndeshjen e radhës në kampionatin turk të futbollit.

E para duelit ndaj Denizlisportit, kur lojtarët kanë dalë për përgatitje para duelit janë parë me disa fanella më ndryshe, shkruan Gazeta Olle.

Futbollistët e Fenerbahces kishin veshur fanella të bardha në nderim të ushtarëve që janë duke luftuar, teksa shkruhej: “Atdheu mirënjohës për ju”.

Në mesin e futbollistëve që i kanë bartur këto fanella ka qenë edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Javë më parë nderime të tilla kishin bërë edhe futbollistët e Kombëtares së Turqisë në dy sfidat kualifikuese për “Euro 2020”, ndaj Shqipërisë dhe Francës.