Fejzullahu nga Partizani transferohet te klubi zviceran

Pas eksperiencës mjaft pozitive me Partizanin, falë të cilit kapi edhe kombëtaren në kohën e De Biazit trajner, luajti në një miqësore, Arbnor Fejzullahu do ta vijojë tashmë karrierën jashtë vendit.

Më konkretisht ai u transferua në Zvicër, ku të premten ka firmosur kontratë dhe është prezantuar si lojtar i Neuchâtel Xamax FCS. Ja njoftimi i klubit të tij të ri:

“Ai është 25 vjeç, vjen nga Shqipëria. Arbnor Fejzullahu nënshkroi këtë pasdite kontratën e tij të parë jashtë vendit, me Neuchâtel Xamax FCS. Deri më tani, ai luajti në vendin e tij, te klubi i FK Partizani në Tiranë. Është skuadra më e mirë në Shqipëri, e cila tashmë ka fituar 15 tituj kampioni dhe 15 Kupa të Shqipërisë.

Luan si mbrojtës i djathtë dhe do të dublojë Mike Gomes nga fillimi i kampionatit. “Unë do të jap gjithçka për të arritur në një nivel të mirë me të gjithë klubin, jam i lumtur që jam këtu” – tha me buzëqeshje Fejzullahi.

Ai nënshkroi për një vit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Neuchâtel Xamax FCS e mirëpret Arbnor Fejzullahun, i cili do të jetë numri 31”.