Fejzullahi: I lumtur për ftesën, shkojmë në Evropian

Befasia e listës anti-Francë nga Gianni De Biasi, padyshim ka qenë ftesa në Kombëtaren e Shqipërisë për Arbnor Fejzullahin.

Në një prononcim për gazetën, Fejzullahi shprehet i emocionuar me ftesën, duke thënë që ëndrra e tij është që të shkojë në Kampionatin Evropian nën fanellën kuqezi.

“Është një emocion i veçantë të jesh në Kombëtaren e Shqipërisë. Realisht e kam pritur sepse më kanë vëzhguar në çdo ndeshje. Jam shumë i lumtur që më në fund më erdhi kjo ftesë, e cila më emocionoi. Ëndrra ime e madhe është që të shkojmë në Evropian”, deklaroi Fejzullahi për GazetaOlle.com.

Ndryshe, Fejzullahi e ka mbyllur një edicion shumë pozitiv me Partizanin dhe tani ai është në kërkim të paraqitjeve të mira në një fanellë tjetër të kuqe, atë të Shqipërisë.