Fejohet Hysaj (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po kalon momentet më të bukura të jetës së tij.
Përveçse ka mbyllur një sezon shumë të mirë në radhët e Empolit, Hysaj po përjeton edhe çaste magjike me të dashurën e tij, Fiorenza Lekstakaj, Miss Shqipëria 2013.
Futbollisti shkodran e ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë dhe ajo që bie në sy është mënyra tradicionale e shkëmbimit të unazave, ku ceremonia, edhe pse u bë në Empoli qytet ku jeton çifti, mbizotëron ngjyra kuqezi, që nga bluza e Hysajt me numrin 4, deri te flamuri shqiptar në sfond.

HY