Fejohet futbollisti i mirënjohur kosovar (FOTO)

Sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi është fejuar të premten.

Futbollisti prizrenas i cili në këtë verë kaloi në skuadrën turke Gençlerbirligi mungoi në ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faroe, pikërisht për shkak të fejesës, raporton Gazetaolle.com.

Muriqi është ndër futbollistët më në formë shqiptar aktualisht teksa në edicionin e kaluar ka shkëlqyer në fanellën e Giresunspor.

Ai është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit teksa ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit.

Më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21. /Olle

muriqi