Fejesa e Arbër Zenelit tregon se sa të bashkuar janë futbollistët e Kosovës

Arbër Zeneli i ka dhënë fund beqarisë duke i propozuar të dashurës, e cila i ka thënë po pa u menduar dy herë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka bërë të ditur se është fejuar.

“Ajo tha po!”, ka shkruar Zeneli teksa ka postuar dy fotografi me të dashurën.

Reagimi i shokëve të skuadrës ka qenë i menjëhershëm, që e kanë uruar Zenelin për fejesën.

“Ueeeee Urime Vlla jetë sa ma të lumtur”, ka shkruar Vojvoda.
“Urime bro”, ka komentuar Shala.
“Urime vëlla”, ka shkruar Aliti.
“Urime vëlla”, ka shkruar Lirim Kastrati.

Derisa ka komentuar edhe Bersant Celina, i cili ka lënë disa emoji të zemrave.

Zenelin e ka uruar edhe futbollistët e Heereenven, skuadër në të cilën ka luajtur për disa vite; Warner Hahn, Mitchell Van Bergen dhe ish lojtari i skuadrës holandeze e shoku i Arbërit, Dave Bulthuis.