Federatës së Skitarisë së Kosovës i rikthehet zyrja e marrë në Brezovicë

Federata e Skitarisë e Kosovës është rikthyer sot në zyren e saj në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, vetëm disa ditë pasi e njëjta ishte marrë nga organet serbe.

Zyrja ishte plaçkitur, duke iu marrë kompjuter, ski dhe flamuj, të cilat më pas ishin gjetur.

“Federata Skitare e Kosovës është rikthyer në zyrën e saj në Qendrën e Skijimit në Brezovicë pas intervenimit të saj, Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe organeve të rendit të Republikës së Kosovës. FSK vazhdon me punën e saj edhe nga kjo zyrë në Brezovicë, ku me datë 2 dhe 3 Mars 2019 planifikohet të organizohet Kampionati i Kosovës në dy disiplina Sllallom dhe Sllallom i Madh për kategoritë e vjetra”, njofton FSK, raporton Gazeta Olle.

 

.