Federata zviceriane dënon Shkëlzen Gashin

Shkëlzen Gashi është dënuar për goditjen që i dha kundërshtarit në fundjavë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Baselit, Shkëlzen Gashi, është dënuar me tre ndeshje pezullim, raportojnë mediat zvicerane.

Gashi goditi një futbollist kundërshtar gjatë sfidës mes Baselit dhe Zurichut në kuadër të derbit zviceran.

Ai tani nuk do të jetë në gjendje të shënojë gola në tre sfidat e radhës të Baselit.