Kundërshtari i Shqipërisë ndërron trajnerin para përballjes me kuqezinjtë

Federata Turke e Futbollit ka nisur të lëvizë për gjetjen trajnerit të ri të ekipit kombëtar.

Sipas mediave vendase, presidenti i FTF Yildirim Demirören është takuar me homologun e Besiktasit për të marrë shërbimet e teknikut të ekipit turk Senol Gunes për të marrë drejtimin e përfaqësueses euroaziatike.

Megjithatë, Gunes bëri me dije se nuk dëshiron të mbyllë kontratën me bardhezinjtë e Turqisë, por ekziston mundësia që ai të kryejë paralelisht të dyja misionet: trajner i Besiktasit dhe Turqisë, transmeton Gazeta Olle.

Gunes shkroi historinë e futbollit turk në vitin 2002 kur e ndihmoi ekipin të zinte vendin e tretë në Kupën e Botës në Korenë e Jugut & Japoni.

Pas “Perandorit” Fatim Terim, Gunes konsiderohet si trajneri më i suksesshëm turk.

Nga mediat turke, bëhet me dije se federata kërkon që kombëtarja bardhekuqe të jetë gati për dy sfidat e para të fazës kualifikuese të EURO 2020 me Shqipërinë dhe Moldavinë.