Federata shtynë ndeshjet e mesjavës

Sektori i garave në institucionin e futbollit shqiptar, pasi ka riparë edhe një herë datat e dy kompeticioneve, ka vendosur të shtyjë ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Këto të fundit ishin parashikuar të luheshin më 18 tetor.

Pra, menjëherë pas angazhimit të skuadrave ditën e nesërme për javën e pestë dhe të dielën e të hënën për javën e gjashtë të Superiores.

Burime të sigurta në FSHF konfirmuan për gazetën Panorama se klubet do të njoftohen nesër për shtyrjen e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë.

Ajo që nuk dihet ende është se kur do të luhen këto takime.

Por, duket se gjasat janë që të zhvillohen më 25 tetor.

Në ditët e ardhshme do të ketë një vendim zyrtar nga sektori i garave.

Kupa e Shqiperise