Federata Ndërkombëtare e Xhudos thur eloxhe për Majlinda Kelmendi

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) e ka përgëzuar Majlinda Kelmendin për medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit.

Xhudistja kosovare ishte e papërmbajtshme dhe i mposhti me lehtësi kundërshtaret një nga një, përcjell GazetaOlle.

Në fund ajo u stolis me medalje të artë, e cila ishte e dyta për të në vitin 2019 pas asaj në Grand Prix të Tel Avivit, që e kishte fituar një javë më parë.

Dhe, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka vlerësuar lartë Kelmendin, por e ka përmendur edhe faktin se kjo medalje e artë shkon për shtetin e saj, Kosovën.

“Në një betejë taktike të Kumi-kata, Majlinda Kelmendi e ka dominuar finalen e kategorisë deri në 53 kilogramë kundër garueses nga Mongolia, Lkhagvasuren. Kelmendi e ka detyruar kundërshtaren t’i bëjë tri gabime me tre kartonë të verdhë. E artë për Kosovën!”, shkruan në grupin zyrtar të IJF-së në Facebook. /GazetaOlle/