Federata mund të dënojë Ismet Munishin e Faruk Statovcin

Komisari i Garave i FFK-së, Ismet Ahmeti, ka ngritur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishi dhe atij të Vushtrrisë, Faruk Statovci. Të dy ndodhen në ‘listën e zezë’ shkaku i reagimeve në gjyqtar në ndeshjen Hajvalia – Feronikeli (java 6) dhe Prishtina – Vushtrria (java 5) e javës së fundit.

“Ndaj ndimës trajnerit të  KF’ Vushtrria”, Faruk Statovci (motivi- reagim i ashpër dhe gjest jo sportive  drejtuar  treshës së referve pas përfundimit të saj, në ndeshjen KF Prishtina – KF Vushtrria e zhvilluar në Prishtinë më 16.09.2015), sipas raportit të vëzhguesit dhe super-vëzhguesit”, thuhet në arsyetimin për Statovcin.

“Ndaj ndihmës-trajnerit të KF ”Hajvalia” Ismet Munishi me nr lic L-151 (motivi-reagim tepër i vrazhdë dhe kërcënues ndaj referit kryesor Gramos Shala në min 40-të si dhe sjelja arrogante e tij pas përfundimit të pjesës së parë drejtuar personave zyrtar të ndeshjes KF Hajvalia – KF Feronikeli e zhvilluar në Kizhnicë më 21.09.2015) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes”, është arsyetimi për Munishin. /Olle/