Federata e Peshëngritjes pezullohet me 6 muaj, shkak dopingu

Federata e Peshëngritjes së Shqipërisë, e ka marrë një lajm katastrofal nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Kjo e fundit ka vendosur që ta pezullojë Shqipërinë me 6 muaj nga të gjitha aktivitetet, pas skandalit të dopingut që e goditi Kombëtaren disa muaj më parë, shkruan GazetaOlle.com.

Ky nuk do të jetë dënimi i vetëm për Shqipërinë, pasi që asaj iu është shqiptuar edhe një gjobë prej 45 mijë dollarësh.