Federata e Futbollit i merr 189 mijë euro nga Qeveria

Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja ndihmon FFK-në me 189 mijë euro, për programin vjetor të këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, konfirmoi mbështetjen për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe u zotua se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.

Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh se kjo shumë që MKRS ka ndarë për FFK-në dëshmon gatishmërinë e ministrisë për të ndihmuar futbollin dhe për t’i qenë pranë në procesin e avancimit të tij.

ffk 1