Federata e Boksit të Kosovës e ka një njoftim të rëndësishëm

Boksierët e kombëtares së Kosovës do të përgatiten në Durrës të Shqipërisë.

Zyrtarët e Federatës së Boksit thonë se këto përgatitjet janë domethënëse para shumë turneve që do të mbahen në muajin shkurt. “Boksierët më të mire të Kosovës do të përgatiten në Durrës. Nga 14 janari do të jemi në përgatitje në Durrës. Mungojnë disa boksierë për arsye objektive dhe provimeve që kanë javën e ardhshme. Në ekspeditë janë, boksierët: 52 kg Liridon Tahiri,  60 kg Edmond Zefi, 64 kg Violant Sylejmani, 64 kg Nikoll Rrasi, 64 kg Diell Vranovci, 69 kg Besart Kurhasku, 69 kg Venhar Haziraj, 75 kg Armend Neziraj, 81 kg Ardit Delijaj, 81kg Fisnik Muharremi dhe selektori Shefki Bogujevci e trajneri Kreshnik Shala”, njoftohet nga Federata e Boksit e Kosovës.

loading...