Federata e Azerbajxhanit takoi drejtuesit e FFK-së, thonë se atyre iu duhet fitorja më shumë

Në një restorantet më prestigjioze që i takon pjesës antike dhe me pamjen më të mirë të Bakus, krerët e FF së Azerbajxhanit, sekretari i përgjithshëm  Elkhan Mammadaov me përfaqësuesin e rajonit të Bakus Iskander Javadov dhe Vagif Sadigov, shtruan drekë për krerët e FFK-së presidentin Agim Agim Ademi, anëtarët e KE Bakir Burri e Bekim Rexhepi e menaxheri i Kombëtares A, Bajram Shala. Të dyja palët e njohën njëra tjetrën me zhvillimin e futbollit në Azerbajxhan dhe Kosovë.

Në dollinë e tij sekretari i përgjithshëm i FF së Azerbajxhanit z. Mammadov, foli për miqësinë me FFK.

“Na vjen mirë që sot po takohemi dhe  po drekojmë  bashkë me presidentin Ademi dhe drejtuesit e FFK-së. Është hera e patë që po takohemi dhe ju dëshirojë një lojë të mirë, ndonëse neve na nevojitet më shumë fitorja, por kjo vendoset në fushën e gjelbër. Unë besojë se po kaloni mirë këtu gjatë qëndrimit tuaj”.

E nga ana e tij presidenti i FFK-së Agim Ademi ka falënderuar nikoqirin për mikpritje duke theksuar se secila Kombëtare e do fitoren. Ne kemi kombëtare të re, e cila dëshiron dhe vullnet të madh për suksese. Sapas traditës në fund u ndërruan dhuratat.