FC Prishtina thërret tifozët për mbështetje në Europa League: Së bashku mund t’ia dalim!

FC Prishtina është duke i bërë përgatitjet që ta organizojë sa më mirë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues për Europa League ndaj ekipit CS Fola Esch.

Bardhekaltrit e nxorën një barazim të favorshëm pa gola në Luksemburg dhe tash synojnë që të fitojnë në lojën e kthimit, për ta shkruar historinë pasi me këtë rast do të bëheshin ekipi i parë kosovar që kalon në rrethin e dytë kualifikues të një kompeticioni evropian.

Andaj, për ta arritur këtë, klubi më i madh kosovar ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozëve.

Për këtë, prishtinasit i kanë ftuar tifozët për t’i perkrahur në numër sa më të madh të enjten që vjen në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

‘Së bashku mund t’ia dalim!…

E enjte, 19 korrik 2018 – Ora 19:00

Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë

Prishtina – Fola : / (0:0)’, shkruan klubi Bardhekaltër në rrjetet sociale.