FC Prishtina me video rrëqethëse para ndeshjes me Norrkopingun (VIDEO)

FC Prishtina të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e parë evropiane në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë.

Bardhekaltrit do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër Norrkopingut, në kuadër të rrethit të parë të Europa Leagues. Ndeshja e parë ka përfunduar 5:0 për suedezët, të cilëve në Mitrovicë nuk do t’u mungojë përkrahja e tifozëve të tyre.

prishtinaa 676767

Por, përmes një videoje, FC Prishtina i ka siguruar tifozët e saj se nuk është dorëzuar dhe se të enjten do ta kërkojë fitoren e parë në arenën evropiane, raporton “Zëri”.

prishtinanorrkoping

Por, bardhekaltrit kanë kërkuar mbështetje të fortë nga tifozët e saj, “Plisat” dhe nga gjithë publiku kosovar.

prishtina2

Këtë e kanë bërë përmes një videoje rrëqethëse, të cilën mund ta shihni më poshtë.

VIDEO