FC Prishtina dhe Gjilani shembuj për klubet tjera

Trajneri i njohur, Agron Selmani, i ka lavdëruar dy klubet e mëdha kosovare, FC Prishtinën dhe Gjilanin, të cilat sezonit pranveror i paraprinë duke i mbajtur Kuvendet e tyre.

Ditë më parë, Kuvendi i FC Prishtinës ia dha edhe një mandat Remzi Ejupit në krye të klubit, ndërsa u bënë disa rifreskime në udhëheqësi, raporton “Zëri”.

Kurse, të enjten Kuvendi i Gjilanit unanimisht vendosi që t’i hapë rrugë privatizimit të klubit dhe bartës i këtij procesi u emërua Florim Zuka, si kryetar i klubi nga Kompania ‘Tali’”.

Ky është postimi i Selmanit në Facebook:

….. ky është një shembull dhe pervoje e mirë për disa klube !!.

Kuvendet e punës jan një domosdoshmeri dhe një mekanizëm referues si dhe një mundësi e mire për tu raportuar rreth aktiviteteve menagjeriale si dhe punës profesionale klub me c`rastë ipet një pasqyr më reale rreth gjendjes në klub.
#
FC Prishtina
Janar 11 në 10:12.MD •
{U mbajt Kuvendi i radhës i punës dhe zgjedhor………..FC Prishtina, nga ky kuvend, del më e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë më parë. Synimet vazhdojnë, ato janë dy titujt dhe Evropa.}

KF Gjilani – Skifterat

{Sot më datë 02/02/2017 u mbajt Kuvendi i Punës në Klubin Futbollistik “Gjilanit” ……Kuvendi unanimisht vendosi ti hapë rrugë privatizimit të klubit dhe bartës i këtij procesi Florim Zuka si kryetar klubi nga Kompania “Tali Sh.P.K”.}