FBoxK beson se në botërorin “Beograd 2021” do të marrë pjesë me simbolet shtetërore të Kosovës

Federata e Boksit e Kosovës ka paralajmëruar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të boksit, që mbahet vitin e ardhshëm nh Beograd.

Federata Botërore e Boksit (AIBA), ia dha organizimin e botërorit Serbisë.

“Kombëtarja e Kosovës në boks do te paraqitet për pjesëmarje në kampionatin boteror në vitin 2021 në Beograd (Serbi) me 3 ose 4 boksierë”, ka shkruar Latif Demolli, zëdhënës i FBoxK-së, raporton Gazeta Olle.

Ai beson se premtimet e drejtuesëve të AIBA-s për mos diskriminim të boksierëve tanë, do të ndikojnë që ekipi ynë të paraqitet me të drejta të barabarta.