FBK fton nesër në konferencë për media, prezantohet…

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të premten nga ora 14:00 në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos.

Gjithashtu në këtë konferencë do të publikohet lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.

Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë.

Kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.

Në konferencë do të flasin edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova.

Vlen të përmendet se përzgjedhësi i ri është prezant sot në Rahovec ku po sheh nga afër dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.