Fazliut i doli parashikimi i nënës

Partizani i Tiranës e mundi nën regjinë e kosovarëve, Teutën e Durrësit me rezultat 2:1 me golat e shënuara nga Astrit Fazliu dhe Mentor Mazrekaj.

Skuadra nga Tirana në këtë edicion synon që të kurorëzohet me titullin e kampionit. Sulmuesi Fazliu është rrëfyer pas ndeshjes për Gazetën ‘Olle’.

“Kam biseduar me nënën time para ndeshjes dhe ajo më ka thënë se sot do të shënosh. Këtë gola ia dedikoj pikërisht nënës”, ka thënë Astrit Fazliu.

Për ish-sulmuesin e disa skuadrave kosovare, ky është goli i dytë në këtë kampionat. Kujtojmë se në shumicën e ndeshjeve, Astriti nuk ka luajtur si sulmues. Ai foli edhe synimet e Partizanit. “Do të ‘luftojmë’ deri në fund për titullin e kampionit”, përfundoi Fazliu. Përpos tij dhe Mazrekajt, në këtë ekip aktivizohen edhe Amir Rrahmani e Labinot Ibrahimi të cilët gjithashtu janë nga Kosova.

Partizani pas javës së 23-të ndodhet në vendin e katërt me 44 pikë, tri më pak se lideri Tirana.