Fazliu flet nga karatina: Frika prezente, e vështirë të ushtrohet individualisht

Bota është duke u përballur me një sfidë që nuk mbahet mend të ketë ndodhur me herët.

Është virusi famëkeq COVID-19 që tashmë ka izoluar globin dhe natyrisht këtë po e përjetojnë keq dhe futbolli dhe sportistët.

Në Kosovë tashmë është pezulluar kampionati derisa edhe klubet kanë dërguar në shtëpi futbollistët duke mos bërë stërvitej të përbashkëta.

Ylli i Dritës, Astrit Fazliu i cili edhe shënoi golin e fundit të Dritës para se kampionati të pezullohet, në një bisedë për Zëri.info, ka treguar situatën që po kalon dhe panikun që ka sjellë ky virus që tashmë i ka detyruar lojtarët të stërvitin në shtypit e tyre.

“Është një situatë e rëndë për të gjithë”, ka thënë Fazliu duke shtuar se frika është prezente por ai ka kërkuar më shumë kujdes nga të gjithë në mënyrë që ta fitojmë sa më shpejtë këtë betejë.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

”Sigurisht që ky virus ka krijuar panik të madhe, sepse është përhapur shumë shpejt por shpresoj që sa më shpejt të kalojë dhe t’i kthehemi normalitetit”, ka thënë futbollisti i Dritës duke treguar për mungesën e stërvitjeve me grup.

“Normal e kam të vështirë që tashmë po ushtrojmë secili individualisht, por e kemi një program nga klubi që po e zbatojmë që të mbajmë përgatitjen fizike”, ka përfunduar Astrit Fazliu.