Fatos Beqiraj kualifikon Dinamo Minskin (VIDEO)

Fatos Beqiraj vazhdon të shkëlqej me fanellën e Dinamo Minskut.

Sulmuesi pejan ka shënuar në minutën e 118-të për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së tij, pasi ndeshje në kohën e rregullt kishte mbaruar 1:0 për mysafirët e Zhurich.

Ky ishte goli i dytë i Beqirajt kundër Zurich pasi shënoi edhe në ndeshjen e parë nga pika e bardhë.

Për Zurichun luajtën Burim Kukeli e Berat Gjimshiti, ndërsa u inkuadrua edhe Armando Sadiku.