Faton Maloku largohet nga përgatitjet e Kukësit në Turqi, shkak dëmtimi

Gjatë ndeshjes së parë që Kukësi zhvilloi kundër Bashaksehir në tokën turke (ditën e mërkurë), mbeti i dëmtuar Faton Maloku.

Portieri kosovar pati dhimbje në gju e kofshë dhe i detyruar la fushën e lojës.

Mjekët e ekipit e vizituan, por vetëm përciptazi, pasi gardianit i duhet të bëjë një ekzaminim më të specializuar për të zbuluar edhe shkallën e dëmtimit.

Duke qenë se me ekipin nuk mund të stërvitej pa kryer fillimisht vizitat, ai udhëtoi drejt Prishtinës për të bërë rezonancë magnetike.

Portieri me lejen e drejtuesve la grumbullimin dhe vetëm më 17 janar, kur ekipi të mbërrijë në Shqipëri, ai do të vihet nën urdhrat e Armando Cungu