Fatmirja ia hup shpresat Kosovës

Fatmire Bajramaj Alushi ka konfirmuar se nuk do të luajë asnjëherë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollistja kosovare, e cila fitoi gjithçka që mund të fitohet në karrierë, duke qenë konkurrente e ngushtë edhe për futbollisten më të mirë të vitit në botë, do të vazhdojë të luajë për Gjermaninë dhe ka njoftuar se Kosova nuk është në planet e saj.

Së fundmi spekulohej se ajo mund t’i bashkohej ekipit të Kosovës në fund të karrierës, përcjell Zëri.

“Në fund të karrierës sime, nuk e mendoj një gjë të tillë”, u shpreh Bajramaj për “Sport Bild”. Bajramaj ishte kampione e botës me Gjermaninë në vitin 2007.

Madje, pasi të lind, “Lira”, siç e thërrasin në Gjermani, synon t’i kthehet përfaqësueses gjermane, me të cilën ka synime të reja.

 

fata