Fatlum Gashi paralajmëron Besën

Fatlum Gashi pritet të jetë largimi i radhës nga Besa e Pejës, nëse nuk ndryshon situata.

Mesfushorit pejan i ka humbur durimi duke pritur nëse do të ndërmirret ndonjë iniciativë pozitive.

“Kam pritur deri tash, por duket se nuk ka asnjë lëvizje pozitive. Kam dy oferta, një nga Liga e Parë, një nga Superliga. Nëse nuk ndërmirret diçka do të largohem brenda disa ditësh”, ka thënë Gashi për “GazetaOlle.com”.

Së fundi, nga Besa u larua Florent Papuqi.