Fatih Karahoda do të jetë jashtë fushës së gjelbër për dy deri në tre javë

Të shtunën në ndeshje me Dritën në Gjilan qendërsulmuesi i Lirisë pësoi një lëndim në fytyrë.

Pas ekzaminimit mjekësor Fatih Karahoda të marten (nesër) në QKUK në Prishtinë do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në mollëzën e fytyrës dhe pritet të jet larg fushës së blertë për rreth tre javë.

Kjo pritet të jetë një mungesë e madhe për Lirinë në luftën për ti ikur barazhit dhe përtë mbetur në Superligë./GazetaOlle/