Fati i De Biasit në dorë të Milanit

Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi është duke kërkuar një aventurë në Serinë A, pas dështimit në La Liga me skuadrën e Alavesit.

61-vjeçari është pranë akordit me SPAL-in dhe fati i tij varet nga kuqezinjtë e Milanit.

Skuadra e Gattussos do të ndeshet këtë javë me SPAL-in dhe në rast triumfi, skuadra që lufton për mbijetesë do të shkarkojë trajnerin aktual Leonardo Sempliç për ti hapur rrugën De Biasit.

“Sky Sport” raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane.

de biasi

SPAL gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë dhe humbja e djeshme ndaj Cagliari i ka alarmuar drejtuesit.

De Biasi pritet të rikthehet në Serinë A mbas 8 vitesh, pasi kujtojmë që herën e fundit ka drejtuar Udinesen në vitin 2010.

De Biasi