Faruk Statovci e ka një mesazh për trajnerin dhe futbollistët e Dritës

Trajneri Faruk Statovci ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Arena në Tribuna Channel.

Ai e ka komentuar formën e ekipit të Dritës, për të cilën ka vërejtje, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Statovci ka ngritur dyshime nëse trajneri aktual mund ta menaxhojë mirë skuadrën.

Ai ka deklaruar që lojtarët e Dritës duhet të jenë ushtarë e jo komandanta.

faruk statovci 1

“Kam pritur më shumë nga Drita, ndoshta që të jetë edhe në vendin e parë, pasi që ka ekip cilësor”, deklaroi Statovci në Arena.

“Te Drita ekziston vetëm një problem. Nuk e di nëse trajneri do të jetë i aftë të menaxhojë skuadrën”.

“Lojtarët duhet të jenë ushtarë e jo komandanta. Këtë duhet ta rregullojë trajneri”, shtoi Statovci.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Ndryshe, Milaim Zuzakut deri më tani iu është lëkundur disa herë karrigia e trajnerit.

Ai është kritikuar vazhdimisht nga opinionistët në studiot televizive, por megjithatë klubi i besoi dhe nuk e shkarkoi edhe pas rezultateve negative në ndeshjet e para.

Tani Drita zë vendin e tretë në renditje, derisa dje shijoi fitoren pas tri barazimeve radhazi. /Gazeta Olle/

milaim zuzaku

drita shabani